Lajme
Ministrja gjermane e quajti presidentin kinez diktator. Kina: Është një provokim
Demokracia
13:54 | 19 Shtator 2023

Share:

Kina ka thirrur Gjermaninë pasi ministrja e saj e jashtme e quajti Xi Jinping-un diktator. Annalena Baerbock e përshkroi presidentin kinez në këtë mënyrë gjatë një interviste me Fox News javën e kaluar.

Kur komentoi luftën në Ukrainë, Baerbock tha: “Nëse Putini do ta fitonte këtë luftë, çfarë mesazhi do t’u dërgonte diktatorëve të tjerë në botë, si presidentit kinez Xi?” Qeveria kineze thirri ambasadoren e Gjermanisë në Kinë, Patricia Flor, të dielën për të protestuar ndaj komenteve të Baerbock.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se Pekini ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me komentet e Baerbock dhe i kundërshtoi me forcë ato.

“Vërejtjet e Gjermanisë janë jashtëzakonisht absurde, ato kërcënojnë seriozisht dinjitetin politik të Kinës dhe janë një provokim i hapur politik”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë shtypi dje./Demokracia

Të ngjashme