Lajme
Ministrja Gërvalla priti në takim gjeneralin amerikan Clark
Demokracia
18:00 | 07 Korrik 2021

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Kështu është bërë e ditur MPJ, përmes një komunikate për medie,  në të cilën thuhet se Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjenerali Clark, nga ana e tij, ka uruar ministren dhe qeverinë e re për marrjen e mandatit. Gjithashtu ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite./Demokracia.com/

Të ngjashme