Lajme
Ministrja Gërvalla merr pjesë në një samit në ShBA
Demokracia
16:55 | 07 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi deklaroi se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

“Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, njoftoi Jakupi.

Të ngjashme