Kuriozitete
Ministrja e re britanike e arsimit u tregoi gishtin e mesit protestuesve
Demokracia
22:34 | 09 Korrik 2022

Share:

Pak para se të emërohej ministrja e re e Arsimit e Mbretërisë së Bashkuar, Andrea Jenkyns u tregoi gishtin e mesëm protestuesve të mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit në Downing Street të Londrës.

Jenkyns u emërua ministër pak para se Boris Johnson të njoftonte se do të largohej nga posti i kreut të Partisë Konservatore.

Ajo është një politikane konservatore që erdhi në zyrën e kryeministrit për ta mbështetur atë përpara se ai të shpallte dorëheqjen e tij.

Theksojmë se pas disa skandaleve, Johnson dha dorëheqje nga kreu i partisë Konservatore gjersa do të drejtojë qeverinë britanike deri sa të zgjidhet një kryeministër i ri.

Pamjet ngjallën zemërim tek kritikët e Johnson në Britani të Madhe.

Të ngjashme