Lajme
Ministrja e Kurtit sulmon rëndë Prokurorinë, e ngrit “n’qiell” kryeshefin e arrestuar të KEK-ut
Demokracia
11:31 | 20 Prill 2023

Share:

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, e ka vazhduar sulmin ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ajo ka dalë para deputetëve dhe ka thënë se gjatë vitit 2021-2022, KEK ka dorëzuar në Prokurori rreth 30 raste, që sipas saj nuk është bërë asgjë lidhur me hetimin e tyre, përcjell Demokracia.com.

Madje, Rizvanolli nuk ka dashur ta përmend arrestimin e njeriut të Vetëvendosjes, duke e quajtur vetëm si bastisje.

“Në lidhje me rastin e bastisjes së djeshme ne nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehemi. Do të jemi në kontakt për Bordin për zhvillimet atje”, tha ajo.

Rizvanolli para deputetëve e ka lavdëruar kryeshefin e arrestuar, duke thënë se gjatë menaxhimit nga Krasniqi, KEK ka luajtur rol në menaxhimin e krizës energjetike.

Sipas saj, KEK ka realizuar planin e prodhimit në 97.6 %.

Ajo ka thënë se efiçenca e prokurorisë në rastin e Nagip Krasniqit duhet të jetë e njëjtë edhe për të gjitha rastet e raportuara. / Demokracia.com/

Të ngjashme