Lajme
Ministrja e jashtme gjermane: Kosova e Serbia të përkrahen në procesin e normalizimit
Demokracia
17:25 | 16 Maj 2022

Share:

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë të hënën, se Kosova e Serbia duhet përkrahur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Është rruga që ato duhet bërë së bashku për të mbajtur perspektivën evropiane”, ka thënë Baerbock, në një prononcim për media para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Baerbock ka thënë se BE-ja nuk duhet vetëm të vazhdojë të përkrahë Ballkanin Perëndimor, por edhe t’i përmbush premtimet.

Ka thënë se është me rëndësi që të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në fillim të verës. E ka quajtur si çështje të rëndësishme të sigurisë dhe gjeopolitike.

 

Të ngjashme