Lajme
Ministrja e Jashtme e Kanadasë viziton nesër Tiranën
Demokracia
22:46 | 31 Gusht 2023

Share:

Ministrja për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly do të zhvillojë nesër në vizitë zyrtare në Tiranë. Ajo do të pritet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vizita e Ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.

Kjo është vizita e dytë e një Ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh.

Të ngjashme