Lajme
Ministrja e Drejtësisë nuk din për ligjin për armët, thotë se gazi lotsjellës nuk është armë
Demokracia
23:11 | 15 Janar 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa ka folur për hedhjen gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvend, ka shpërfaqur se nuk ka “haber” lidhur me ligjin për armët.

Sipas ministres, asnjëherë nuk është vërtetuar se gazi lotsjellës është armë.

“Jam dënuar pa hedhur fare gaz, e kam mbajtur në posedim por kjo është vepër tjetër, jo për atë çfarë jam akuzuar dhe dënuar. Jam dënuar për shkak të aktiviteti tim politik, ndonëse unë konsideroj se asnjëherë nuk është vërtetuar se si qenka gazi lotsjellës armë dhe si paskam penguar detyrën e deputetëve të Kuvendit. Deri tani nuk ka pasur asnjë ekspertizë që gazi lotsjellës është armë dhe ne nuk kemi pasur asnjëherë qëllim kriminal”, ka thënë ajo në Rtv Dukagjini.

Por sipas ligjit, të gjitha llojet e armëve apo të mjeteve të tjera të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave që përhapin në një drejtim gaz irritues që ka ndikim në shëndetin e njeriut, quhen armë për përdorim të agjentëve kimik.

 

Të ngjashme