Lajme
Ministrja e Albin Kurtit | Rozeta Hajdari intervistohet si e pandehur për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ për rezervat shtetërore, ajo mbrohet në heshtje
Demokracia
15:09 | 15 Prill 2024

Share:

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se mnistrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hjadrai është intervistuar sot si e pandehur për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’.

Në njoftimin e Prokurorisë është thënë se ajo është mbrojtur në heshtje, shkruan Demokracia.com.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje.”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme