Ministrja e Jashtme e Belgjikës po jep dorëheqje në mënyrë që të ketë më shumë kohë për t’i kushtuar burrit të saj, i cili u diagnostikua me një kancer agresiv në tru, raportoi AP-ja të enjten.
Sophie Wilmes ka thënë në një letër se puna e saj “kërkon disponueshmëri dhe angazhim të plotë që nuk do të më lejojë t’ia ofrojë ndihmën dhe mbështetjen që Christopheri dhe fëmijët tanë që do të kenë nevojë”.
“Dua të jem aty për të ashtu siç ka qenë ai gjithmonë për ne”, ka thënë ajo.
Wilmes ka shërbyer si kryeministrja e parë grua e Belgjikës gjatë viteve 2019-2020. Ajo ishte edhe ministrja e parë e Jashtme grua e vendit.