Lajme
Ministri holandez nga Kievi: Duhet të shohim se çfarë bën Rusia, jo çfarë thotë
Demokracia
16:09 | 15 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm holandez, i cili ndodhet në një stehimore pas sulmeve me raketa ruse në Kiev, tha për CNN se ishte e rëndësishme t’i kushtonim vëmendje asaj “çfarë bën Rusia, dhe jo asaj që thotë”.

Wopke Hoekstra mbërriti të martën në mëngjes për një takim me zyrtarët ukrainas. Sulmi me raketa i së martës, tha ai, tregon sërish për “gatishmërinë e Putinit për t’iu drejtuar metodave kriminale”.

“Për këtë mund të ketë vetëm një përgjigje,” tha ai. “Dhe kjo do të thotë të vazhdojmë – të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, të vazhdojmë të dërgojmë armë, të vazhdojmë të punojmë për drejtësinë, të vazhdojmë të punojmë për ofrimin e ndihmës humanitare”. abcnews.al

Të ngjashme