Lajme
Ministria tregon trendin e rritjes së rasteve aktive me Covid-19, ka edhe një apel
Demokracia
15:33 | 05 Korrik 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për trendin e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, gjatë ditëve të fundit.

Sipas MSh’së, si pasojë e regjistrimit të numrit të lartë të rasteve të reja, janë rritur edhe rastet aktive. Nga 110 sa ishin më 20 qershor, tash numri ka arritur në 1 mijë e 244.

Kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht në spitalet e Kosovës po trajtohen 25 pacientë me Covid-19.

Ministria ka përsëritur apelin për vaksinim kundër Covid-19.

“Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.

Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet.

 

Të ngjashme