Lajme
Ministria: Po e monitorojmë remontin e blloqeve që të sigurohemi për furnizim gjatë dimrit
Demokracia
15:55 | 01 Shtator 2022

Share:

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se me rikthimin në prodhim të njësive B-2 dhe A-3, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar 800 megavatë rrymë për orë. Aktualisht në funksion janë A3, A4, B1 dhe B2.

Përmes një komunikate, Ministria ka thënë se është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

“Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit. Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetik”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut B2, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MËh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MWh.

Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh.

Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetik.

Të ngjashme