Lajme
“Ministria jonë vuan nga drejtësia, ka tepër shumë punë” – Aliu duket i hatëruar me deklaratat e Albulena Haxhiut
Demokracia
19:17 | 22 Nëntor 2023

Share:

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është shfaqur paksa i hatëruar me kolegen e saj të partisë, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo pas deklaratave të Haxhiut lidhur me Nexhat Krasniqin dhe emërimet e tij, pasi ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për ministren e Drejtësisë, ministria jonë, përgjegjësisht vuan nga drejtësia, sidomos pjesa e infrastrukturës vuan nga një drejtësi e mirëfilltë, dhe gjithë sistemi tek ne. E dimë që ministrja dhe ministria kanë tepër shumë punë në vendosjen e këtij sistemi të drejtësisë, megjithatë e falënderoj që përkundër kësaj pune, me na ndihmu në këtë çështje, ndonëse deklarata ka qenë atë ditë kur veç e kemi marrë vendimin”, tha Aliu duke u përgjigjur në pyetjen për deklaratat e Haxhiut.

Haxhiu kishte deklaruar se personat e sanksionuar nuk kanë vend nëpër institucione.

“Për mua po ashtu është i papranueshëm që personat që janë në listë të zezë për dyshime në përfshirje të aferave korruptive apo në veprime të kundërligjshme të jenë në institucionet e Republikës së Kosovës e sidomos të jenë në institucione të ndjeshme që është edhe rasti në fjalë që e theksuat. Sigurisht që personat që e kanë vendosur aty mbajnë përgjegjësi”, është shprehur Haxhiu për Koha.

Të ngjashme