Lajme
Ministria e Xhelal Sveçlës shpenzon 5 mijë e 800 euro në dhurata për mysafirë
Demokracia
14:02 | 24 Maj 2022

Share:

“Të dashur qytetarë, vetëm me këtë flamur kombëtar shqiptar, Republika jonë mund të ec përpara. Vetëm me këtë flamurin e kuq, me shkabën e zezë krenare në mes, ne mund të avancojmë e mund të përparojmë në të ardhmen tonë edhe më të fuqishme. Por, kurrsesi nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara, që e kanë nxjerr nga strajca këta tregtarë flamujsh”, thoshte dikur Albin Kurti, tash Kryeministër i Kosovës.

Me të gjithsesi se pajtohej edhe Xhelal Sveçla, tash Ministër i Punëve të Brendshme.

Flamuri i Kosovës, “lara-lara”, e ka edhe hartën e shtetit në mes.

Përkundër që dikur ky flamur e kjo hartë ishin krejtësisht të parëndësishme për Vetëvendosjen, Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën dhe gjithë të tjerët, ata tash po shpenzojnë mijëra euro që hartën e Kosovës ta bëjnë madje edhe në filigran.

“Harta të Kosovës Filigran me kornizë druri dimensione 26×27 cm sasia 10 copë;  Harta e Kosovës në Kristal në pllake druri, me kuti plishi me dimensione 22×17 cm, sasia 10 copë; Harta e Kosovës në Kristal në pllake druri dhe kuti plishi ngjyrë të zezë me dimensione 9×12 cm, sasia 10 copë; Punim “Prishtina e Vjetër”, Prizreni, Gjakova, Mitrovica në kornizë, dimensionet 32×25 cm (material druri), sasia 6 copë; Qilim me motive kombëtare në qelq në kornizë ose pancel dimensionet: 17×12 cm materiali polimer dhe dru, sasia 4 copë; Aksesorë për tavolina zyrash, pamjet Prishtina, Prizreni, Mitrovica në shtafellaj, dimensionet 15×17 cm, sasia 10 copë; Hyjnesha në fron grafike-lloji materiali letër me kornizë druri, sasia 10 copë, Hyjnesha në fron traventim-materiali (guri traventim dhe polimer me bazë druri, sasia 10  copë; Nëna Terezë në traventim-materiali (guri traventin dhe polimer me bazë druri, sasia 10 copë; Helmet Ilire relief në panel dimensionet 12,5x 9×3, sasia 10 copë dhe Punim i Shqiponjës në filigran 26×27 cm-materiali punimi me filigran me argjend dhe kornizë druri, sasia 10 copë”, thuhet në përshkrimin e dosjes, përcjell Demokracia.com.

Ministria e Xhelal Sveçlës ka vendosur t’i shpenzojë afër 6 mijë euro të buxhetit të shtetit për dhurata të ndryshme, që t’i “nderojë” mysafirët që do ta vizitojnë.

Përmes një tenderi publik, të titulluar “Furnizim me dhurata protokollare”, ministria që drejtohet nga Sveçla ka nënshkruar kontratë me operatorin Shpresa Dedinja B.I. në vlerë prej 5 mijë e 812 euro, si ofertuesi më i lirë.

Në këtë tender janë pranuar 3 oferta dhe 2 ofertues janë shpallur të përgjegjshëm, ndërsa implementimi i kontratës do të zgjasë 36 muaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme