Lajme
Ministria e Shëndetësisë tregon tri arsye se pse duhen kufizuar kontaktet
Demokracia
10:23 | 24 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.

Sipas MSH-së ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerë, përcjell Demokracia.com.

“Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme. Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët”,  thuhet në njoftim.

MSH ka dhënë tri arsye se pse duhet kufizuar kontaktet.

“Kontaktet duhet kufizuar nën 1. Për shkak të incidencës së lartë 2. Sepse njerëzit që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar gjithashtu mund të infektohen dhe arsyeja e tretë është shkarkimi i kapaciteteve spitalore”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme