Lajme
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19
Demokracia
15:02 | 18 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

18 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 472. /Demokracia.com/

Të ngjashme