Lajme
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19
Demokracia
14:58 | 04 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24-orëve.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

04 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.822.710 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 552./Demokracia.com/

Të ngjashme