Lajme
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
14:54 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

21 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 632./Demokracia.com/

Të ngjashme