Lajme
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit: 21 raste të reja me COVID-19
Demokracia
15:03 | 30 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin  e MSH-së thuhet se nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

30 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 440./Demokracia.com/

Të ngjashme