Ministria e Shëndetësisë pritet që të rishikojë masat kundër pandemisë COVID-19.
Në një përgjigje për Demokracia.com nga ministria thonë se rishikimi i masave do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas MSH-së masat që pritet të ndryshohen janë kushtet e hyrjes në Kosovë.
“Me propozime të mekanizmave antiCOVID-19 pritet rishqyrtimi i masave në ditët në vijim. Do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me kushtet e hyrjes në vendin tonë, që lidhen me certifikatën e vaksinimit”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Demokracia.com.
Kujtojmë se masat kundër COVID-19 janë rishikuar më 1 mars.
Njëra nga masat që është ende në fuqi është prezantimi i dëshmisë së vaksinimit gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, gjatë përdorimit të transportit publik dhe atë privat, si dhe gjatë hyrjes në qendra tregtare dhe gastronomi.
Ndryshe, duke filluar nga 2 maji disa shtete evropiane do të heqin të gjitha kufizimet e COVID-19 për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre shteteve./Demokracia.com/