Lajme
Ministria e Shëndetësisë me rënditje të re të komunave në zona sipas numrit të rasteve me Covid
Demokracia
15:59 | 22 Janar 2021

Share:

Bazuar në e rasteve me COVID-19 brenda një jave në 100.000 banorë, Ministria e Shendetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave.

7 komuna janë në zonën e kuqe: Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani, raporton Demokracia.com

14 komuna në zonën e verdhë: Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtime, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

17 komuna në zonën e gjelbër: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaj, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Ndryshe, zona e kuqe përfshin komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh. Zona e verdhë deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh, ndërsa zona e gjelbër deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh./Demokracia.com

 

Të ngjashme