Lajme
Ministria e Shëndetësisë ia huq me dizajnin e ri të raportimit të rasteve me COVID
Demokracia
21:24 | 12 Janar 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, si çdo ditë, edhe sot e ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve me COVID-19. Sipas këtij raporti, nga 6360 testime, 424 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy në publikimin e këtij raporti në profilin e MSH-së në Facebook, është dizajni i ri, raporton Demokracia.com.

Në një format të ri, qytetarët mund të informohen për situatën epidemiologjike në Kosovë.

Megjithatë, dizajni i ri është përcjellë me një gabim. Në vend të datës 12 janar 2022, Ministrisë së Shëndetësisë i ka mbetur data e vitit të kaluar, 12 janar 2021.

Aktualisht në vendin tonë janë 2417 raste aktive me COVID-19. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024