Lajme
Ministria e “padukshme” e Qeverisë Kurti shpenzon mbi 10 mijë euro në PC e llaptopë
Demokracia
13:01 | 11 Maj 2023

Share:

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka dhënë një tender në vlerë të 10 mijë e 283 eurove për furnizim me pajisje të TI për nevoja të stafit. Në fakt, me këto para do të blihen 11 PC dhe 2 llaptopë.

Për ministrin Fikrim Damka dëgjohet e flitet shumë rrallë. Ai mund të thuhet se nuk bën asnjë punë, për të cilën edhe mund të vërehet apo të bie në sy të qytetarëve.

Edhe për institucionin që ai drejton, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nuk flitet kurrë. Madje, kjo ministri mund të konsiderohet pa asnjë vlerë, shkruan Demokracia.com.

Por, përkundër që puna e saj nuk vërehet kurrë, kjo ministri ka vendosur që të bëjë një shpenzim, jo për qytetarët, por për stafin e saj duke blerë PC e llaptopë të rinj.

“Furnizim me pajisje të TI për nevoja të stafit të MZHR-së. Vlera e përgjithshme e kontratës 10,283.01 euro.  Brand Name All in One PC – Model IV11.00 copë. Brand Name Laptop – Model 3, 2.00 copë”.

Në njoftimin e shpallur është treguar se kontrata mes kompanisë fituese dhe ministrisë do të nënshkruhet nesër.

“Data e dhënies së kontratës 10.05.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 12.05.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata InterAdria L.L.C”.

Në web faqen e këtij institucioni janë dhënë disa shpjegime për vizionin dhe misionin e ministrisë.

“Vizioni dhe Misioni-Vizioni: Zhvillimi i balancuar dhe i qëndrueshëm rajonal me rritje të kohezionit socio-ekonomik e territorial. Misioni: Zhvillimi i politikave dhe programeve për zhvillim rajonal dhe të bashkëpunimit ndër rajonal për të reduktuar pabarazitë rajonale.

Tutje aty tregohet se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka përgjegjësitë, si në “Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, miratimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e zhvillimit rajonal dhe zbatimin e tyre. Në bashkëpunim me ministrinë përkatëse për punë të jashtme dhe diasporë dhe me ministritë e përkatëse, zhvillon dhe merr pjesë në nismat dhe programet rajonale sa i përket fushës së zhvillimit rajonal. Planifikon dhe zhvillon treguesit për monitorimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar; Koordinon aktivitetet me institucione të nivelit qendror dhe lokal si dhe akterë tjerë relevant në përkrahje të zhvillimit socioekonomik rajonal të balancuar dhe regjenerimit të vendeve të reja të punës”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024