Lajme
Ministria e Mbrojtjes publikon një konkurs në faqen e Komunës së Gjilanit, jo të vetëm
Demokracia
23:53 | 21 Tetor 2022

Share:

Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga ministri, Armend Mehaj më gjasë mund të kenë një njëri të përbashkët që ua publikon konkurset. Të paktën kështu mund të kolaudohet, pas një veprimi që ka bërë Komuna e Gjilanit.

Në ueb-faqen e Komunës së Gjilani para dy ditëve është publikuar një konkurs që ka të bëjë më Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes bën nominimin  e gjashtë (6) kandidatëve prej të cilëve një (1) kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së”. Kështu quhet konkursi që është publikuar në faqen e Komunës, i cili nuk ka të bëjë asgjë më të. Logoja mbi këtë thirrje mbanë logon e ministrisë.

Për çudi, konkursi i njëjti nuk është publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Normalisht brenda konkursit janë publikuar kriteret që duhet të përmbushë kandidati që do të përzgjidhet për studime në SHBA.

Aty thuhet se, konkurrimi është i hapur prej 17.10.2022 deri më 25.10.2022, ora 23:59, shkruan Periskopi.

Mbetet të shihet, nëse ministria do ta përsëritë edhe njëherë këtë konkurs pasi mund të ketë qenë ndonjë gabim, dhe jo të gjithë kandidatët e FSK-së e vizitojnë faqen e komunës së Alban Hysenit. Nga ana tjetër, mund të shfaqen dyshimet se ministria nuk do konkurrencë në këtë konkurs, dhe qëllimshëm nuk do që ai të shihet nga shumë kandidatë.

Të ngjashme