Lajme
Ministria e Mbrojtjes nuk e di shumën e mbledhur në Fondin e Sigurisë: Është në përgjegjësi të Qeverisë
Demokracia
17:57 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Zëvendësministër i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka folur për Fondin e Sigurisë.

Ai në “Frontal” të T7 tha se nuk kanë informacione për shifrën që është arritur nga donacionet e qytetarëve dhe bizneseve.

“Fondi po pasurohet, por s’kemi informacione për shifrën që është mbledhur deri tash”, tha ai.

Syla deklaroi se nuk e din se kur do të bëhet publik, pasi ky fond është në përgjegjësi të Qeverisë.

“Nuk e di kur do të bëhet publik, atë e ka në përgjegjësi Qeveria”, tha ai.

Kujtojmë që Fondi i Sigurisë është themeluar më 1 mars të këtij viti, mirëpo ende nuk dihet se sa është shuma e mbledhur.

Të ngjashme