Lajme
Ministria e Mbrojtjes njofton qytetarët se do të ketë lëvizje të FSK-së me konvoje ushtarake
Demokracia
13:15 | 18 Nëntor 2022

Share:

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët e Kosovës se gjatë periudhës kohore 18 deri 29 nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit”,  sipas planit vjetor stërvitor me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit, thuhet në njoftimin e ministrisë./demokracia.com

Postimi i plotë :

Njoftim
Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.
Prishtinë më 18.11.2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat
Ministria e Mbrojtjes

Të ngjashme