Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim akademikun Rexhep Qosja.
Ministria e Mbrojtjes përmes një postim në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka ndarë mirënjohje për Qosjen, për kontributin e tij në krijimtarinë letrare dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
“Në këtë takim, Ministri Mehaj ndau mirënjohje për Akademikun Rexhep Qosja, për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore, si dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Nga ana e tij, Akademiku Qosja e përgëzoi Ministrin Mehaj për punën e palodhshme në vazhdimin e forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është një ndër shtyllat kryesore të shtetit tonë të ri”, thuhet në njoftim e ministrisë, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministri Mehaj priti në takim Akademikun Rexhep Qosja
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Akademikun e njohur shqiptar, profesor Rexhep Qosja.
Në këtë takim, Ministri Mehaj ndau mirënjohje për Akademikun Rexhep Qosja, për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore, si dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, Akademiku Qosja e përgëzoi Ministrin Mehaj për punën e palodhshme në vazhdimin e forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është një ndër shtyllat kryesore të shtetit tonë të ri.