Lajme
Ministria e Jashtme e Serbisë, urim për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Demokracia
15:38 | 28 Nëntor 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullin shqiptar, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.

Për 110-vjetorin e Pavarësisë, liderët kosovarë kanë bërë një vizitë në Shqipëri, ku janë takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Të ngjashme