Ministria e Infrastrukturës i është përgjigjur Shoqatës së Transportuesve Rrugor lidhur me vendimin për ulje të çmimit të biletave për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.
Në njoftimi thuhet se ministria është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet që janë duke ndodhur në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të biletave me qëllim të mbrojtjes së disa nga kategoritë e veçanta të shoqërisë, përcjell Demokracia.com.
“Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjor duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus. Duke qenë në këto rrethana MMPHI është detyruar që të reflektoj autoritetin ligjor, duke nxjerr aktin nënligjorë (vendim) të përcaktoj çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi./Demokracia.com/