Lajme
Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës
Demokracia
14:01 | 10 Mars 2021

Share:

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër rreshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Përmes një njoftimi, Ministria e Infrastrukturës, ka thënë se përkundër reshjeve të borës rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave. Edhe rrugët në viset malore si Bajgorë, Kullë, Bogë e Prevallë, janë të hapura për qarkullim të automjeteve.”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes dhe ka rikujtuar se nuk është përgjegjëse për rrugët lokale.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Prishtinë, 10 mars 2021

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.

Edhe rrugët në viset malore si Bajgorë, Kullë, Bogë e Prevallë, janë të hapura për qarkullim të automjeteve.

Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme dhe era, shkakton prezencë të borës në rrugë.

Rikujtojmë se MI është përgjegjëse për pastrimin e rrugëve rajonale, nacionale, magjistrale, autostrada dhe jo për rrugët lokale të komunave./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme