Lajme
Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes gjatë ngasjes së automjeve
Demokracia
11:56 | 15 Janar 2021

Share:

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar nga qytetarët  e Kosovës që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.

Këtë e ka bërë të ditur MI-ja përmes njër raporti të publikuar mbi gjendjen aktuale të rrugëve në Kosovë, ku gjendja më e vështirë është paraqitur në rajonin e Gjakova, ku gjatë ditës së kaluar ka pas intervenime në të gjitha akset rrugore për shkak të reshjeve të borës.

“Në rajonin e Gjilani 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave dhe është pastruar bora. Auto-udhët: R7, N9, R6, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj dhe Gjakova janë krejtësisht të lira për qarkullim. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta në rajonin e Prizrenit ka ngrica dhe është intervenuar në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në rrugët: M25 Prizren -Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët R115 Prizren -Prevallë, R114, Dragash – Brod dhe R113 Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura por, qarkullimi duhet të bëhet me kujdes të shtuar sepse ka akull dhe ngrica në rrugë. Në regjionin Peja ka temperatura mjaft të ulëta dhe ngrica, është bërë shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Për shkak të reshjeve të borës nga ora 14:00 deri ne ora 18:30 dhe temperaturave nën zero u intervenua me kripë e rërë, si dhe pastrim të borës në orët e mbrëmjes dhe në orët e mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Në raportin e MI-së thuhet  gjithashtu se të gjitha rrugët janë të hapura dhe pa ngrica./Demokracia.com

Të ngjashme