Lajme
Ministria e Infastrukturës planifikon dy projekte në vlerë mbi gjysmë milioni euro në Istog
Demokracia
13:10 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova kanë nënshkruar dy projekte infrastrukturore në për Istogun.

Abrashi tregoi se këto projekte do të kenë vlerën prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune, shkruan Demokracia.com

“Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog”, tha Abrashi.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës pa ndërhyrje:

Dy projekte të reja infrastrukturore për Istogun, Abrashi e Rugova memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 2 shkurt 2021

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.

Ministri Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore,  në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.

Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021./Demokracia.com

https://www.facebook.com/MinistriaeInfrastruktures/posts/2775159056029186

Të ngjashme