Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’i shpenzojë 10 mijë euro për blerjen e inventarit për zyre. Në tenderin e shpallur është treguar se më këto para do të blihen tavolina, ulëse dhe dollap për vendosjen e çelësave.
Në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla, do të vendoset një inventar i ri.
Në fakt, sipas tenderit të shpallur nga ky institucion është treguar se do të blihen tavolina, ulëse dhe dollap për vendosjen e çelësave.
Për këtë blerje do të shpenzohen 10 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me mobile-tavolinë ovale dhe dollap për vendosjen e çelësave. Vlera e parashikuar e kontratës: 9 990,00 euro. Tavolina për takime për 22 persona, 1 copë. Ulëse ekskluzive statike për tavolina të mbledhjeve, të i përgjigjet kualitetit të tavolinës 22 copë. Ulëse lëvizëse për Udhëheqësin e takimeve, gjithashtu të i përgjigjet kualitetit të tavolinës 22 copë. Dollap për vendosjen e çelësave 1 copë”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se këto pajisje duhet të jenë të kualitetit të lartë, madje edhe ekskluzive.
“Tavolina për takime për 22 persona-ngjyrë arre ose e ngjashme (me mundësi ndryshimi te ngjyrës gjate porosise) – materiali: dru, mediapan ose pllake e plastifikuar me trashesi min. 6-8 cm. Cilësia dhe kualiteti i materialit duhet te jete me standarde evropiane. Ulese ekskluzive statike për tavolina të mbledhjeve – Materiali: Lëkurë ose skaj i përpunuar i cilësisë së lartë, pozicioni statik. Mbajtëset e duarve: me veshje nga materiali i ulëses ose material tjetër dekorativ. Ngjyra: e preferuar ngjyra e zezë ose alternative. – Përmasat: standarde”, thuhet në dosjen e tenderit, përcjell Demokracia.com.
Po ashtu janë paraparë të blihen edhe disa ulëse lëvizëse për udhëheqësit e takimeve.
“Kërriga lëvizëse me rrota, te mbështetura në një shtyllë mbajtëse me modest pesë cepësh i punuar nga çeliku i kromuar. Për lëvizje më të lehtë rrotat në brendi janë nga topthi i çelikut i mbështetur në kunj të çeliktë kurse mbështjellja e tyre është nga materiali eko lëkurë ngjyrë te zeze, karriget janë të përshtatshme për lëvizje në dysheme nga tepisoni dhe të kenë veti antistatike. Karriga posedon të instaluar mekanizmin për rregullimin e lartësisë së uljes, e cila duhet të sillet prej 45-52cm, si dhe mundësinë e fiksimit në lartësinë e dëshiruar. Lartësia e mbështetëses së shpinës është mbi 60cm dhe ka mundësinë e rregullimit të pozitës në kënde të ndryshme. Mbështetëset e krahëve janë te mbështjella. Mbështjellësi është nga eko lëkura me ngjyrë të zezë. Karriga posedon mekanizmin për lëvizje, ne shpinë si dhe amortizuesin për ngritje dhe ulje deri 9cm”.
Kurse, dollapi për vendosjen e çelësave duhet të jetë material nga druri i kualitetit të lartë.
“Mbyllja me 4 dyer. Të kenë mekanizëm për mbylljen e dyerve me çelës. Brenda të jenë të montuar mekanizëm për vendosjen e 300 copë çelësa me etiketë për numër të secilit nga 300 çelësa. Dimensioni: 200x86x10 cm copë 1”, thuhet aty.
Ministria e Jashtme ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve: data 04.10.2022./Demokracia.com/