Lajme
Ministria e Financave ka një njoftim për subvencionimin e pagave nga Pako e Rimëkëmbjes
Demokracia
16:06 | 15 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët rreth subvencionimit të pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes.

Sipas një njoftimit nga kjo ministri është thënë se Komisioni i Ankesave ka ekzekutuar ndarjen buxhetore prej 6 milionë e 500 mijë eurosh si vazhdimësi e vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 milionë eurove për bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga pandemia.

Njoftimi i plotë i MF-së, pa ndërhyrje:

Të nderuar tatimpagues,

Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se vendimi nr. 03/59 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ndarje buxhetore prej gjashtë milionë e pesëqind mijë euro (6,500,000.00 €), si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 me ndarje buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €) është ekzekutuar.

Tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike [email protected], duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave. /Demokracia.com/

Të ngjashme