Lajme
Ministria e Eknomisë del me sqarim: Patëm probleme teknike, platforma e-Kosova tash është funksionale
Demokracia
17:04 | 27 Gusht 2023

Share:

Pas bllokimit të tërë sistemit elektronik e-Kosova që ngjau ditë më parë në rastin e aplikimit për subvencionim të blerjes së librave për nxënësit, Ministria e Ekonomisë ka dalë me një sqarim se “tash e-Kosova është funksionale” dhe mund të aplikohet “pa vështirësi” për subvencionim të pajisjeve efiçiente.

Përmes një komunate për media, ata njoftuan se ndonëse aplikimi “nuk ka qenë i mundur për disa ditë” për shkak të “disa problemeve teknike”.

Njoftimi i Ministrisë së Ekonomisë:

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.

Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net

Të ngjashme