Lajme
Ministria e Drejtësisë me ftesë për procesin e provimit të Noterisë
Demokracia
17:44 | 03 Janar 2024

Share:

Ministria e Drejtësisë ka dalë me një ftesë për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

Në njoftimin e lëshuar u bëhet ftesë mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve tjera të interesuara, që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

“Subjektet e interesuara interesimin e tyre duhet ta shprehin përmes email-it në adresën [email protected].  Për datën e mbajtjes së provimit, detajet e tjera të organizimit dhe mundësitë e kontributit për mbarëvajtjen e provimit dhe transparencën e këtij procesi, subjektet që shprehin interesimin do të njoftohen përmes email-it”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme