Lajme
Ministria e Damkës bën “masakër” gjuhësore – gjysmë shqip, gjysmë serbisht
Demokracia
16:37 | 20 Maj 2023

Share:

Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, në njoftimet në faqen zyrtare të saj ka gabime të shumta gjuhësore, e në plot raste gjuha shqipe është e përzier me serbisht.

Shembull për këtë është njoftimi i datës 19 maj, ku thuhet Ministria e Zhvillimit Rajonal do të mbajë sesion informues për PZHRB 2023.

Paragrafi i parë i njoftimit është e përzier në shqip dhe serbisht: “Ministria e Zhvillimit Rajonal organizaciona sesija informiše virtuelno za Thirrjen për Propozime “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2023””.

Pastaj thotë: “Interesujte se za Thirrjen za predlog PZHRB 2023, možete pronaći na mreži na linku”, ku më tutje kanë vendosur një link.

Edhe paragrafi i fundit është me gabime të ngjashme.

“Aplikantët potencijal në këtë session kanë mundësinë të përcjellin sqarimet e detajuara për kushtet dhe kriteret e kësaj thirrje, si dhe do të marrin përgjigje dhe sqarime në pyetëtëtëtë para në interes dhe që ndërlidhen me këtë thirrje”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gabime drejtshkrimore pati edhe në njoftimin ku ministri Fikrim Damka takoi zëvendës-presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Cihan Dinçer.

Në paragrafin e parë të njoftimit, ministria fjalën shqip “president” e zëvendëson me atë serbe “presednik”, por edhe lidhoret i përdor në serbisht.

“Ministri Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti në takim z.Mahmut Çevik- Zëvendës Predsednik u Agjencisë Turke për Bashkëpunim i Koordinim dhe z.Cihan Dinçer i Koordinator i TIKA”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Ende më i paqartë është paragrafi i dytë, ku ka fjalë që janë të zorshme për t’u deshifruar, por ajo që bie në sy ishte se takimi ishte i sinqertë.

“Gjatë takimit të sinqertë, ndër temat e diskutuara ishin vazhdimi i projekteve të realizuara në bashkëpunim me TIKA-n, mbështetja që mund t’i ofrohet dhe hapja e zonave të reja prinër punzhësimë so prinër puntzhës ik rajonal”, ka shkruar ministria.

Por, gabimet e kësaj ministrie nuk përfundojnë në këto dy njoftime. Edhe komunikata tjetër për media, e datës 19 maj, në lidhje me bashkëpunimin e MZHR-së me Caritas-in zviceran për programin mjedisor në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, është e mbushur me një mal gabimesh.

“Më datë 18.05.2023, në kuadër të projektit YENI e bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal i Caritas-it Zviceran zyrja në Kosovë , Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI GENIHDYNė Klub ”YENI i Gevnjinko” ë bashkëpunim me partnerin implementira Green Art Center ka zhvilluar i realizuar projektin mjedisor: “Zvogëlimi i Gjurmëve të Karbonit””.

“Qëllimi i kryesor i projektit është të ndërmerr veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, përdorimin e transportit publik, biçikleta apo trotinetë elektronik, mos përdorimin e plastikës, mbjelljën e bimée energy, kursimin elektricë, kursiin mjedisit dhe rrethinës së hapësirave shkollore për një vend sa më gjelbërues, reduktimi i përdorimit të komponentëve që e dëmtojnë mjedisin, në bazë të aktiviteteve dhe doprinose të Eko-Klubit”.

“Kao rezultat implementimit të projektit, janë ndërgjegjësuar në lidhje me mjedisin, nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, vojvoda u bërë vetë inciatorë krahas Eko-Klubit përë ndryjashime të favorit re”, janë vetëm disa prej paragrafëve të kësaj komunikate me një gjuhë hibride shqipo-serbishte.

Fatkeqësisht, këtu nuk përfundon e tëra, mirëpo mund ta merrni me mend se si janë njoftimet tjera.

Klankosova.tv i ka dërguar MZHE-së pyetje në lidhje me këtë “masakër gjuhësore”, dhe jemi në pritje të përgjigjes.

Të ngjashme