Lajme
Ministria e Brendshme: Gjatë 24 orëve janë lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese
Demokracia
14:47 | 21 Shtator 2021

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në ditën e parë të nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat e përkohshme, shteti ka lëshuar 1455 sosh.

“Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave në nivel vendi. Me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lëvizjes së lirë, njoftohen qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme”, njofton tutje MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdoj në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.

Ndryshe, nga e hëna Qeveria e Kosovës e ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Njësitë Speciale të hënën në mëngjes janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak kështu duke mos lejuar që automjetet të hyjnë me targat e Serbisë ose “KS”. /Dermokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 28 Maj 2025