Lajme
Ministria e Albulena Haxhiut humbi mostrat e Astrit Deharit, nëna e tij e cilëson si vdekje të dytë
Demokracia
21:08 | 02 Mars 2023

Share:

Nëna e të ndjerit Astrit Dehari, Xhemilja, ka folur sërish për humbjen e mostrave të gjakut nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili është në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Duke folur për humbjen e mostrave të të birit nga ministria e Haxhiut, ajo në Debat Plus të RTV Dukagjinit thotë se gjaku i Astritit ka qenë i përdorshëm pasi është marrë nga instituti zviceran, por sipas saj, ka qenë tronditëse humbja e gjakut nga IML.

“Këtë vit u dha lajmi se paskan humbur mostrat e gjakut. Unë them është vjedhur gjaku. Për mua personalisht kjo ka qenë vdekja e dytë për Astritin. Unë nuk e di si mund të konsiderohet ndryshe pos vdekje kur dikujt i vidhet gjaku”.

Xhemile Dehari thotë se detajet e humbjes së këtij gjaku kurrë nuk i ka mësuar, por ajo thotë se ka disa pikëpyetje.

“A thua është kontrolluar ai gjak që nga dërgimi në Zvicër? A është kthyer ai nga Zvicra? U tha se në laborator kanë qenë tre veta që kanë emër e mbiemër. Prokurori thonë se i ka marrë në pyetje, por ne nuk kemi info pasi nuk jemi takuar pothuajse kurrë me prokurorin”.

Nëna e Astrit Deharit thotë se ka pritur dorëheqje morale edhe nga punëtorët tjerë të IML pas humbjes së mostrave.

“Edhe pas atyre që kanë ndodhur, ato punëtore kanë guxim të shkojnë e të punojnë në ato laboratore, deklaroi tutje Xhemile Dehari.

Të ngjashme