Lajme
Ministri Vitia tregon se kur fillon vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare
Demokracia
13:12 | 06 Prill 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare pritet që të fillojë më datë 8-9 prill.

Kështu deklaroi ai në një prononcim para mediave, gjatë një vizite që pati në sallën “1 tetori” e cila tani më është shndërruar në qendër të vaksinimit, raporton Demokracia.com.

“Nga data 8-9 do të fillojë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeçar. Shumë shpejt do të vij kontigjenti tjetër, ky proces i përgatitur kaq mirë nga MSH, SHSKUK-ja, do t’i jep mundësi vaksinimit të qytetarëve”, ka thënë ai.

Vitia, mes tjerash ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, në mënyrë që të parandalohen rastet e reja dhe vdekjet nga kjo sëmundje.

Ndërkohë, në këtë vizitë me Vitinë ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.

Të dy palët paralajmëruan se shumë shpejt në vend pritet që të vijë edhe kontigjenti i dytë me vaksina anti-Covid./Demokracia.com/

Të ngjashme