COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 39 °C
Lajme
Ministri Vitia tregon nëse do kandidoj për kryetar të Prishtinës
Demokracia
22:42 | 03 Qershor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

​Policia në Ferizaj: Do të ketë kontrolle të ja... Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor,...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka treguar nëse do t’i futet garës për të parin e kryeqytetit, ndonëse emri i tij është përfolur se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia në KTV ka potencuar se fokusi i tij në këto momente është ministrinë që drejton, ndërsa shtoi se kandidati do të zgjidhet përmes strukturave të VV-së, meqë sipas tij, është subjekt demokratik.

“I gjithë fokusi im dhe i ekipit tim është Ministria e Shëndetësisë. Shëndeti i qytetarëve, procesi i vaksinimit të shkojë mirë, këto janë të rëndësishme në javët në vazhdim. Çdo largim i fokusit nga Ministria në këto momente, do ta humbte përkushtimin në këtë situatë jo të lehtë”, ka thënë Vitia.

Sa i përket kandidaturave për Prishtinën, tre parti kanë bërë publike emrat. Lidhja Demokratike e Kosovës do të kandidojë me arkitektin Përparim Rama, ndërkohë Daut Haradinaj do të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kurse Selim Pacolli do të jetë nga Aleanca Kosova e Re.

Të gjitha