Lajme
Ministri Ukrainas publikon imazhe: Bomba ruse 500 kg bie në një ndërtesë banimi
Demokracia
20:03 | 06 Mars 2022

Share:

Rusia nuk po kursen asnjë mjet për të arritur qëllimet e saj në shtetin e Ukrainës.

Forcat ruse së fundi raportohet se kanë gjuajtur një bombë 50 kilogramëshe në një ndërtesë banimi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, i cili publikoi një fotografi të një bombe të pashpërthyer.

“Kjo bombë e tmerrshme ruse 500 kilogramëshe ra në një ndërtesë apartamentesh në Chernihiv, nuk shpërtheu. Shumë të tjera shpërthyen. Ata vranë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë njerëzit tanë nga barbarët rusë. Na ndihmoni të mbyllim qiellin. Na jepni aeorplanë luftarakë, bëni diçka!”, ka shkruar Kuleba.

Theksojmë se shteti rus po akuzohet se në disa raste ka shfrytëzuar edhe “bombat thërrmuese”, të cilat janë të ndaluara me ligjet ndërkombëtare.

Ndryshe, shtetet perëndimore i kanë premtuar Ukrainës edhe më shumë ndihmë ushtarake, duke mos përjashtuar edhe pajisjen me aeroplanë.

Të ngjashme