Lajme
Ministri ukrainas i Mbrojtjes kërkoi dorëheqjen e zëvendësve të tij, kjo është arsyeja
Demokracia
15:46 | 18 Shtator 2023

Share:

Ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, u ka kërkuar të gjashtë zëvendësministrave të mbrojtjes që vullnetarisht të japin dorëheqjen nga postet e tyre, raportoi Ukrainian Pravda, pasi u njoftua se të gjithë zëvendësministrat ishin shkarkuar nga detyrat e tyre.

Shërbimi për shtyp i kabinetit të ministrit njoftoi sot se qeveria shkarkoi zëvendësministrat e Mbrojtjes Hana Malyar, Volodymyr Gavrilov, Rostislav Zamlinsky, Denis Sharapov, Andrii Shevchenko dhe Vitaly Deinekha.

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022, Maljar ka qenë shpesh përgjegjës për publikimin e informacionit për situatën në front, përcjell Demokracia.

Të ngjashme