Lajme
“Ministri rus i Mbrojtjes pësoi atak në zemër për shkak të dështimit në Ukrainë”
Demokracia
23:26 | 25 Mars 2022

Share:

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka pësuar atak në zemër, thotë këshilltari i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, transmeton Demokracia.com.

“Shoigu pati një atak në zemër dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka qenë në publik që nga mesi i marsit. Ai pati atak në zemër pas dështimit të plotë të pushtimit rus të Ukrainës. Ai tani është në rehabilitim në Spitalin Kryesor Ushtarak”, ka shkruar Gerashchenko.

Televizioni rus dje tregoi Shoigu-n duke u ulur dhe duke biseduar me Putinin. Ai nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi dhe për këtë arsye u spekulua se ishte i sëmurë apo edhe i arrestuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme