Lajme
Ministri Peci pozon me iPhone 14 përpara fermerëve
Demokracia
15:20 | 13 Tetor 2022

Share:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është parë duke pozuar bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe një fermer të kësaj komune me linjën më të re të iPhone.

Kurti, ndonëse ka përdorur gjuhë tallëse për të përshkruar situatën me gazetarë, ka shpërndarë fotografinë ku ministri Peci shihet me telefon me vlerë aktuale prej 1,400 eurosh.

Kurti në këtë postim flet për rritjen e rendimentit në vjeshtë.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, ka shkruar ai.

Të ngjashme