Lajme
Ministri Peci nuk e di çka janë dredhëzat
Demokracia
19:48 | 26 Mars 2022

Share:

Është Ministër i Bujqësisë, por nuk e di dallimin as mes pemëve dhe perimeve.

Përmes një statusi dhe një infografike të publikuar në faqen e tij në rrjete sociale, ministri Faton Peci është munduar të tregohet “afër prodhuesve vendorë”, duke thënë se rritja e mbështetjes për kultivuesit e perimeve do të rrisë cilësinë dhe do t’i kontribuojë plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, ai në infografikën e publikuar që mban logon e Ministrisë së Bujqësisë, e ka bërë një gafë të madhe, duke e kategorizuar te perimet edhe dredhëzën, e cila në këtë vit do të subvencionohet me 545 euro për hektar.

Realisht, dredhëza nuk është perime, por pemë dhe ajo bën pjesë në grupin e pemëve të imëta, që ndryshe njihen edhe si pemë manore.

Gabime të tilla, që kryesisht vijnë për shkak të mungesës së njohurive elementare për dikasterin që udhëheq, mund të ishin të papranueshme nëse do i ndodhnin dikujt tjetër, por jo edhe ministrit Faton Peci.

Thjesht, edhe ky është pjesë e Listës Guxo, koleg i Donika Gërvallës dhe Haxhi Avdylit. /Demokracia.com/

Të ngjashme