Lajme
Ministri Nitaj kërkon nga KEDS, mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e zgjedhjeve
Demokracia
12:38 | 20 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka takuar sot menaxhmentin e KEDS-it, prej të cilëve ka kërkuar që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektirike gjatë ditës së votimit.

Gjatë takimit, ministri Nitaj kërkoi nga menxhmenti i KEDS-it që të ketë furnizim të mirë me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës gjatë këtyre ditëve, kur temperaturat kanë rënë nën zero, raporton Demokracia.com.

“Porosi e veçantë e Nitajt ishte që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë qendër të votimit gjatë 14 shkurtit, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e MEA-së.

Nga ana tjetër, menaxhmenti i KEDS-it tha se situata më problematike mund të paraqitet në Komunën e Malishevës, si pasojë e problemeve të trashëguara më parë.

KEDS po ashtu njoftoi se ekipet do të dalin në terren për të kontrolluar gjendjen e stabiliteteve teknike në objektet, të cilat do të jenë si qendra votimi./Demokracia.com

https://www.facebook.com/MinistriaeEkonomisedheAmbientit/posts/3290819264357723

Të ngjashme