Lajme
Ministri nga komuniteti rom Elbert Krasniqi nuk e kritikon mosreagimin e ministrit Peci për rastin e vogëlushes, e pengon vetëm sjellja e kamarierit
Demokracia
19:48 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi u publikua një video kur një vajzë nga komunitet shkon për të kërkuar lëmoshë te ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve, të dielën erdhi edhe ai i ministrit nga komunitet, Elbert Krasniqi, i cili veprimin e quajti si racizëm.

Postimi i plotë:

Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë.

Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë!

Të ngjashme