Lajme
Ministri Murati assesi ta marrë veten pas miellit, masat e Qeverisë Kurti i krahason me ato të Gjermanisë
Demokracia
17:48 | 04 Shtator 2022

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar se pakoja për përballje me inflacion, të cilën e prezantuan të shtunën me kryeministrin Albin Kurti, përkthehet në rreth 2% të GDP-së.

Kjo pako, siç shkruan ministri, përkthehet në më shumë ndihmë për qytetarët nga sa mund të përkthehen masat e qeverisë gjermane për qytetarët e saj.

Ministri e ka krahasuar këtë pako me pakon që e ka prezantuar sot qeveria e Gjermanisë, në vlerën e 65 miliardë eurove.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth ? 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake.

Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth ? 1.8% të GDP.

Për pensionerët:
?? 300 euro pagesë e njëhershme
?? 3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22)
Për studentët:
?? 200 euro pagesë e njëhershme
?? 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22)
Për punëtorët e sektorit publik:
?? 300 euro bruto pagesë e njëhershme
?? 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)
Për punëtorët e sektorit privat:
?? 300 euro bruto pagesë e njëhershme
?? 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.
Për fëmijët:
?? Rritje e shtesave ekzistuese
?? Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë
Ka edhe shumë masa tjera që kemi ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi etj.

Të ngjashme